MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Deri 100% rritje të mbështetjes për perimtarë përmes subvencioneve

14.03.2022

Ministria e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural me rritjen e mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve synon stimulimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në të gjithë vendin.

Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës që i ka bërë sot qendrës grumbulluese për pemë e perime “Agro Celina”, në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit, vizitë kjo që vjen pas rritjes së përkrahjes 100% për perimtarë që kultivojnë perime në sera dhe 85% për perimtarët që kultivojnë në fushë të hapur.  Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci i ka njoftuar ata me masat e reja mbështetëse në kuadër të programeve të këtij viti.

“Gjatë mandatit tim si Ministër i Bujqësisë do të përkushtohem maksimalisht që Programi për Pagesa Direkte dhe Programi për Zhvillim Rural, ta plotësojnë njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një zinxhir vlere të qëndrueshëm, duke ndjekur rrugëtimin e produktit nga toka në tryezë, duke luftuar informalitetin dhe duke asistuar në sigurimin e tregjeve për prodhimet bujqësore”, theksoi Ministri Peci.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Peci ka takuar edhe fermerët e bujqit, të cilët bashkëpunojnë me “Agro Celinën”, të cilët përpos se të kënaqur me rritjen e përkrahjes 100% për perimet në sera dhe 85% për perimet në fushë të hapur, treguan se e shohin me pozitivitet subvencionimin e primit të sigurimit për 75% të vlerës në total.

Ministri me këtë rast i ka njoftuar agrobizneset dhe fermerët e këtij rajoni se për një periudhë të shkurtër kohore do ta nënshkruaj Programin për Zhvillim Rural – Grante për vitin 2022, në të cilin ka theksuar se janë duke i parë modalitetet e duhura për rritje të mbështetjes.

Ndryshe, qendra grumbulluese “Agro Celina” është përfituese e grantit për zhvillimin e hortikulturës nga Projekti i Bankës Botërore përmes fondeve të Ministrisë së Bujqësisë me vlerë prej 145,770.29 euro. Po ashtu, kjo pikë grumbulluese eksporton prodhime të freskëta bujqësore në Gjermani, Suedi, Francë, Belgjikë, Zvicër e njëherit ka të kontraktuar fermerë nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31