MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: 26 milionë euro për investimet përmes granteve

23.04.2022

Prishtinë, 23 prill 2022 – Përmes Programit për Zhvillim Rural të vitit 2022, për të cilin janë planifikuar 26 milionë euro, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit  Rural do t’i përkrahë projektet bujqësore të fermerëve, agro-përpunuesve, bizneseve rurale, si dhe ato të Grupeve Lokale të Veprimit në të gjithë territorin e Kosovës.

Masat mbështetëse të këtij Programi i ka prezantuar sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se me këto investime synojnë rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e produktivitetit në bujqësi, përmirësimin e sigurisë agro-ushqimore, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, si dhe përmirësimin e bilancit tregtar të produkteve bujqësore.

“Pas aprovimit të Programit për Pagesa Direkte, prezantimin e të cilit e kemi bërë bashkë me kryeministrin, ku i kemi vënë në dispozicion 50 milionë euro, sot kemi një lajm tjetër të mirë për fermerët tanë,  pra prezantimin e Programit të Granteve në vlerë prej 26 milionë euro. Krahas përkrahjes së investimeve përmes Programit për Zhvillim Rural 2022/Grante, njëkohësisht, jemi në rrugë të drejtë të arritjes së një marrëveshje për sigurimin e  fondeve shtesë nga partnerë dhe organizata ndërkombëtare, përmes së cilës synojmë lansimin e një projekti në përkrahje të zonave rurale, turizmit rural dhe agroturizmit”, ka treguar Ministri Peci.

Ndryshe, Programi për Zhvillim Rural (PZHR) i vitit 2022 përfshinë këto masa: Masa 1” Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore’, Masën  3 “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, industria agro-perpunese’, Masa  7 ‘Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, Masa 5 ‘Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER”,

Ndërkaq, për zbatimin e PZHR 2022, konform legjislacionit në fuqi, javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këto procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30