REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa vizitoi Komunën e Ferizajt

30.10.2020

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.

Ministri Mustafa u njoftua nga kryetari Aliu për situatën në komunë, duke venduar theksin në sektorin e bujqësisë. Ministri i MBPZhR-së tha se, përmirësimi i kushteve për fermerët e Ferizajt dhe atyre të tërë Kosovës mbetet fokus i tij si Ministër.

Gjithashtu, gjatë vizitës takoi fermerë të zonës, blegtorë, gjedhtarë, përpunues të qumshtit dhe të frutave të imëta nga të cilët së afërmi u informua mbi situatën e tyre. Ai njoftoi fermerët se, Ministria e Bujqësisë ka vendosur t’i paguajë dy herë subvencionet, që fermerët sa më lehtë ta përballojnë situatën e shkaktuar nga Covid-19.

Pos kësaj, ministri Mustafa tha që, ai dhe ekipi i tij pandërprerë kanë punuar që shpërndarja e subvencioneve të bëhet si duhet. Në këtë aspekt, tha se, sistemi i evaluimit për grante dhe subvencione është përditësuar deri aty sa gjasat për të manipuluar janë të barabarta me zero.

\"Kemi punuar ditë e natë që të arrijmë deri në këtë sistem i cili ka krijuar një fushë me kushte të barabarta për secilin fermer\", përfundoi ministri Mustafa.

Fermerët mes tjerash falënderuan ministrin Mustafa për përkrahjen e vazhdueshme, sidomos për pagesën e subvencioneve e cila sivjet po bëhet dy herë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30