MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa vizitoi fermerët në Komunën e Lipjanit

21.08.2020

Lipjan, 21 gusht 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër ecurinë e veprimtarive bujqësore të fermerëve në Komunën e Lipjanit, si dhe parkun e Blinajës.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë vizituar blegtorët në këtë komunë, ku janë njoftuar nga afër me sfidat që po përballen këta fermer gjatë kësaj periudhe.

“Mbështetjen përmes subvencioneve e kemi dyfishuar dhe do të jem vazhdimisht afër jush për të ju përkrahur dhe motivuar në avancimin e veprimtarive tuaja bujqësore, gjithnjë duke siguruar që të kemi ushqim cilësor për familjet tona”, ka thënë Ministri Mustafa.

Po ashtu, Ministri  Mustafa ka vizituar parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës,  një nga vendet  e mbrojtura në Kosovë, ku ka shikuar edhe mundësitë për rritjen e investimeve në këtë vend, në mënyrë që ky park të shndërrohet në një atraksion për vizita të ndryshme nga turizmi i organizuar.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30