MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa vizitoi fermerët e Mramorit

28.10.2020

Prishtinë, 28 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Mramor, ku takoi fermerët e kësaj ane.

Ministri Mustafa bashkëbisedoi me blegtorët, fermerët dhe bletarët e Mramorit, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre bujqësore. Kërkesat e fermerëve ishin kryesisht rreth ballafaqimit me sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila sipas tyre i ka ndikuar së fundi.

Nga ana tjetër, ministri Mustafa njoftoi fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me pjesën e parë të pagesës së subvencioneve. Ndërsa, sa i përket pagesës së subvencioneve, Ministri Mustafa tha se ajo është kundërpërgjigja më e mirë e Qeverisë që ka për qëllim lehtësimin e ballafaqimit të fermerëve me situatën e krijuar nga Covid-19.

Ministri Mustafa u zotua se në kuadër të mundësive, do të vazhdojë ta forcojë edhe më shumë përkrahjen e deritanishme ndaj fermerëve, si atyre të Mramorit edhe të gjithë Kosovës.

Fermerët falënderuan ministrin Mustafa, vizitën e të cilit e cilësuan si shtysë dhe përkrahje për punën e tyre.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30