MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takoi ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic

26.02.2020

Prishtinë, 26 shkurt 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, me të cilën kanë diskutuar për projektet zhvillimore të ministrisë për këtë vit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në sektorin e bujqësisë.

Ministri Mustafa e ka falënderuar ambasadoren Barisic për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe me këtë rast theksoi që bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë të fokusohet edhe në shkëmbimin e përvojave bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

Nga ana e saj ambasadorja, Danijela Barisic, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30