REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takim virtual me kryetarët e komunave

10.09.2020

Prishtinë, 10 shtator 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një video konferencë me kryetarët e komunave, si dhe me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi ku u diskutua për sfidat në sektorin e bujqësisë.

Gjatë kësaj video konference, kryetarët e komunave kanë shpalosur para ministrit Mustafa të gjitha kërkesat e fermerëve dhe problemet e tyre, të krijuara gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.

Ministri Mustafa duke falënderuar gjithë secilin prej tyre, theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimin mes MBPZhR-së dhe komunave, bashkëpunim ky i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe përkrahja e fermerëve të jetë e vazhdueshme dhe e pandalshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30