MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa shoqëron Kryeministrin Kurti në komunat e prekura nga dëmet e breshërit

21.05.2020

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa së bashku me Zëvendësministrin në detyrë, Imri Demelezi kanë shoqëruar sot Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në vizitë tek fermerët e Komunës së Suharekës dhe Mamushës.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti i shoqëruar nga Ministri Mustafa dhe nga kryetarët e këtyre komunave, kanë parë nga afër gjendjen aktuale të bujqve pas dëmeve të krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa vazhdoi vizitën e tij edhe në komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku edhe ka njoftuar se janë formuar komisione të përbashkëta të ministrisë dhe komunave, që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30