MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa në konferencë virtuale për avancimin e politikave për menaxhim me pyjet

28.10.2020

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, mori pjesë në eventin virtual të fillimit të projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.

Në fjalën e tij, ministri Mustafa tha se, ky program do ta forcojë edhe më shumë administrimin e pyjeve.

“Jemi duke punuar drejt rimëkëmbjes së plotë të sektorit të pylltarisë dhe mbetemi të përkushtuar në ngritjen e pyjeve tona në kapacitetin, funksionalitetin dhe produktivitetin e tyre të plotë”, tha ministri Mustafa.

Tutje, ministri i MBPZhR-së shtoi se, ky projekt është tejet i rëndësishëm, duke pas parasysh që Republika e Kosovës, si pjesë të agjendës për aderim në Bashkimin Evropian, po vazhdon t’i përafrojë dhe harmonizojë edhe ligjet për pyjet.

“Si një vend i ri, me vullnet të madh, vazhdimisht po punojmë në një strategji dhe plan të ardhshëm për bujqësinë, pylltarinë dhe zhvillimin rural”, tha ministri Mustafa.

Ministri i MBPZhR-së, tutje shtoi se si Ministri, vazhdimisht po luftohet me zinxhirët e tregut informal të pyjeve dhe po pengohet prerja ilegale, jo vetëm për hir të ekonomisë së Kosovës, por edhe për të mbrojtur dhe ruajtur pyjet, asetin kryesor në menaxhimin e ndryshimit klimatik.

Në event morën pjesë edhe Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, koordinatorja për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të BE-së me Kosovën, Luigi Brusa, si dhe udhëheqësi regjional i Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), Raimund Jehle.

Ky projekt është bashkë organizim mes Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) dhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe është i përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31