MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa mbështet aksionin e mbjelljes së 1.8 milionë fidanëve

24.11.2020

Prishtinë, 24 nëntor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, foli në eventin e fillimit të fushatës \"T’i japim vendit ngjyra\", mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milionë fidanëve në tërë Republikën e Kosovës, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Ministri Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZhR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29,000 hektarë sipërfaqe.

\"Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural\", tha Ministri Mustafa.

Tutje, Ministri Mustafa tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shënuar kthim pozitiv në rritjen e kapaciteteve të pyjeve. Kjo është arritur falë Programit Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit, i cili ka për qëllim të nxisë një pylltari të qëndrueshme në aspektin ekonomik e social.

\"Pyjet e Kosovës janë të definuar me ligj si resurse kombëtare. Hapësirat e gjelbra mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Republikës së Kosovës, andaj mbrojtja, mirëmbajtja, kultivimi, pyllëzimi dhe ripyllëzimi i tyre paraqet përgjegjësi dhe obligim me rëndësi të veçantë\", tha Ministri Mustafa.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30