MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson

30.06.2020

Prishtinë, 30 qershor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, gjatë diskutimit znj. Suokko dhe znj. Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30