MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa: Dyfishohet buxheti për pagesat direkte në bujqësi

13.08.2020

Prishtinë, 13 gusht 2020 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020. Për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt. Kjo është bërë e mundur përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës së Ministrit të MBPZhR-së, Besian Mustafa për rritjen e buxhetit për këtë program mbështetës.

”Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë familjet tona”, ka thënë Ministri Mustafa.

Po ashtu, Mustafa ka njoftuar se do të subvencionohen edhe normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30