MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa dhe Unioni i Fermerëve të Kosovës diskutuan për mbështetjen e fermerëve

25.06.2020

Prishtinë, 25 qershor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka takuar sot Kryetarin e Unionit të Fermerëve të Kosovës, Amir Keqmezi për të diskutuar rreth programeve mbështetëse të MBPZhR-së për fermerët.

Ministri Mustafa i ka prezantuar Kryetarit Keqmezi, Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, që arrijnë së bashku një shumë prej 53 milionë euro, të cilat do të mbështesin shumë fermerë e agrobiznese vendore, për të zhvilluar edhe më shumë sektorin e tyre.

Në anën tjetër, Kryetari Keqmezi ka falënderuar ministrin Mustafa për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët tanë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30