MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve

14.01.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarin e Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahirin dhe drejtues tjerë të kësaj federate, me të cilët ka biseduar për projektet e ministrisë për këtë vit. Me këtë rast, ministri Krasniqi i ka njoftuar për së afërmi drejtuesit e federatës për prioritetet, të cilat do të përfshihen edhe në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me secilën palë të interesit, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Ai tha se MBPZhR-ja do të ofrojë bashkëpunim korrekt me të gjithë mekanizmat përfaqësues të fermerëve, duke respektuar gjithmonë kompetencat e secilës palë, pasi kështu do të ketë rezultate më të mira në bujqësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, ka uruar ministrin për detyrën e re dhe ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me MBPZHR-në, për të ofruar mbështetje të mëtejme fermerëve në zgjerimin dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre në këtë sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30