MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi Ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson

19.12.2014

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në resorët që mbulon kjo ministri si dhe për objektivat për katër vitet e ardhshme.

Ministri Krasniqi falënderoi ambasadoren për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural.

Ai e njoftoi ambasadoren me progresin e shënuar në këto fusha, duke theksuar se në katër vitet e ardhshme investimet e shtetit në bujqësi do të rriten.

Ministri Krasniqi takoi Ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson

"Investimi në bujqësi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ne jemi të përkushtuar që të rrisim interesimin dhe mundësitë për bujqësinë pasi përmes kësaj ne luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillim ekonomik dhe punësim", tha ministri Krasniqi. Ai theksoi se në vitin e ardhshëm buxheti i ministrisë do të jetë dyfish më i madh se i këtij viti, dhe me këtë rast ai tha se rritet edhe nevoja për ngritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike në mënyrë që ndarja e subvencioneve dhe granteve të jetë sa më transparent dhe menaxhimi i gjithë procesit të jetë sa më efikas.

Ministri shprehi përkushtimin për thellimin e partneritetit mes MBPZHR-së dhe Ambasadës amerikane në mbështetje të bujqësinë dhe fushave tjera që mbulon kjo ministri.

Ambasadorja Jacobson e uroi ministrin Krasniqi për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30