MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci viziton fermerë të komunitetit jo-shumicë

28.04.2023

Prishtinë, 28 prill 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të dialogut të brendshëm me komunitetet jo-shumicë, sot gjatë ditës vizitoi bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte – Subvencione në vitin e kaluar, pra 2022, e njëherit edhe aplikues për PPD 2023, i cili gjithashtu përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij. 

Me këtë rast, ministri Faton Peci tha se këtë vit presim rritje të numrit të aplikuesve / përfituesve nga radhët e komuniteteve, duke qenë se z. Antiq është njëri nga 1800 bujqit nga radhët e komuniteteve. “3 milionë Euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”, tha ministri Peci. 

Nikolla, përveç se profesion, ai përkujdeset me pasion për bletët e tij, ku posedon rreth 100 koshere, ndërsa perveç mjaltit ai prodhon dhe nënprodukte tjera bio. 

Ndryshe, në MBPZhR/AZhB jemi në proces të vlerësimit administrativ të aplikacioneve për PPD - Subvencione 2023, ndërsa përkrahja për komunitetet jo-shumicë këtë vit do të jetë më e madhe se 3 milionë Euro. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31