MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci takon afaristët bujqësor; dëgjon shqetësimet e tyre

23.06.2021

Prishtinë, 23 qershor 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në tryezën e organizuar nga  Oda e Afarizmit të Kosovës në të cilën pjesëmarrës ishin edhe një numër i afaristëve bujqësor, blegtorë, përfaqësues nga Fakulteti i Bujqësisë, biznese si dhe përfaqsues të industrisë së agro-përpunimit.  

Në këtë bashkëbisedim u shpërfaqën shqetësimet me të cilat përballen dita-ditës prodhuesit vendorë ndërsa Ministri Faton Peci shprehu vullnetin dhe gadishmërinë që të lehtësojë barrierat me të cilat përballen këta të fundit.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes nëpër të gjitha fazat konsultative të procesit të hartimit të politikave programore, harmonizimit të legjislacionit si dhe avancimit të politikave të duhura sektoriale të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri prezantoi shkurtimisht para të pranishmëve gjendjen e vështirë ekonomike dhe synimet për këtë mandat bashkë me objektivat që synon t’i arrijë si dhe theksoi se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programeve dhe politikave mbështetëse për fermerët dhe prodhuesit vendor do të  vazhdojë, duke i kontribuar rritjes së cilësisë për të gjitha prodhimet vendore.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30