MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci: Projekte konkrete në sektorin bujqësor e pyjor me Kroacinë

10.02.2022

Prishtinë, 10 shkurt 2022 –  Kosova dhe Kroacia do të zgjerojnë bashkëpunimin me projekte të përbashkëta në fushën e  bujqësisë dhe pylltarisë, përmes të cilave synohet shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi e fuqizimi i sektorit përmes praktikave më të mira. Ky bashkëpunim i është konfirmuar Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kroacisë, në takimet që ka zhvilluar më zyrtarë të lartë shtetërorë të sektorit të bujqësisë e pylltarisë në këtë vend.

Për të diskutuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit, Ministri Faton Peci është takuar me Zëvendëskryeministrin kroat Tomo Medved, në të cilin takim i është konfirmuar gatishmëria e institucioneve të këtij shteti për t’i kontribuar Kosovës edhe në aspektin ekonomik, përveç se në procese të tjera integruese.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ministri Peci ka takuar edhe homologen e tij, Ministren e Bujqësisë,  Marija Vuçkoviq me të cilën janë pajtuar që të konkretizojnë bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës kroate, si në përmirësim të politikave zhvillimore, ashtu edhe në plotësimin e kritereve të akreditimit për mekanizmat financiar të para anëtarësimit në BE (IPARD). Në këtë drejtim, Ministri Peci ka marrë konfirmimin për nënshkrimin e një marrëveshje mirëkuptimi në nivel ministrash, përmes së cilës do të konkretizohen hapat e bashkëpunimit.

Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Ministri Peci është takuar edhe me Sekretarin e  Shtetit për bujqësi në Republikën e Kroacisë, i cili e ka njoftuar me të veçantat e sektorit të bujqësisë në Kroaci, praktikat dhe përvojat më të mira karshi hartimit të politikave dhe menaxhimit të sektorit.

Ndërkaq, për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorin e pylltarisë dhe për t’u njohur nga afër me zhvillimin e sektorit pyjor në këtë shtet, Ministri Faton Peci është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve të Kroacisë, Krunoslav Jakupçiq, ku gjatë këtij takimi është diktuar  për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërshtetëror në sektorin pyjor.

Gjate kësaj vizite zyrtare, Ministri Peci ka zhvilluar edhe vizita në terren, si ajo në Qarkun Sisak – Moslavina, ku është takuar me Prefektin e këtij Qarku, Ivan Celjak i cili e ka njoftuar me përvojat më të mira të ndërlidhjes mes bizneseve e fermerëve vendas dhe funksionimit e zinxhirit të vlerës mes këtyre akterëve.

Ndër tjerash, ministri ka takuar edhe Kryetaren e Bashkisë së Petrinjës, Magdalena Komesh, e cila nga afër e ka njoftuar me ecurinë e zhvillimit dhe rimëkëmbjes së aktiviteteve bujqësore, karshi goditjeve që mund të sjell natyra.

Ministri Faton Peci me këtë rast ka shfrytëzuar rastin që të vizitojë edhe disa nga fermat më të mëdha në këtë rajon, ku është njohur nga afër më aktivitetin bujqësor e blegtoral të fermerëve të shtetit kroat.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30