MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës

28.04.2021

Prishtinë, 28 prill 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës me të cilët u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat.

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30