MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci prezanton politikat bujqësore për vitin 2022

28.02.2022

  • Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2022 ka një rritje shtesë prej 10 milionë euro;
  • Në kuadër të Programit të Granteve, do të jetë masa përkrahëse për agroturizëm, që është njëri ndër sektorët më me potencial për zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit;
  • Do të mbështesim ndërtimin e pikave të reja grumbulluese për perimtarët dhe pemëtarët, si mekanizma lehtësues për plasimin e produkteve në treg;
  • Në bazë të analizave të tregut, do të bëjmë klasifikimin e disa produkteve me interes strategjik dhe jetik në Republikën e Kosovës dhe përkrahjen do ta orientojmë në këto kultura strategjike;
  • Risi në kuadër të Programit për Zhvillim Rural do të jetë përkrahja e fermerëve në gjithë zingjirin prodhues, po ashtu edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve cilësore për pemëtarët dhe perimtarët;
  • Synojmë që në 2- 3 vitet e ardhshme Republika e Kosovës të akreditohet me standarde IPARD, që do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për qasje në fondet e BE-së, që mundëson rritjen e përkrahjes për sektorin e bujqësisë;
  • Do të realizojmë projekte konkrete për të rritur sipërfaqen e tokës bujqësore nën sistemin e ujitjes;
  • Do të angazhohemi në vazhdimësi për avancimin e qeverisjes në MBPZhR;
  • Me ngritjen e kapaciteteve të teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimin e disa fushë-veprimtarive, do të kemi të dhëna të sakta dhe një sistem që mënjanon praktikat jo të mira që kanë ekzistuar në të kaluarën në MBPZhR;
  • Buxheti institucional do të ketë vetëm një adresë, fermerin e vyeshëm, real dhe faktik;
  • Rritjen më të madhe përmes masave mbështetëse këtë vit do ta kenë perimtarët, në mënyrë që të mbulojmë pjesën e nevojave të tregut me këto prodhime, duke ditur se produktet e perimeve janë ato që janë importuar më së shumti në vitin 2021
  • Kultivuesit e mjedrës, të cilët kanë depërtuar në tregun evropian, janë storie suksesi që duhet ndjekur nga prodhuesit tjerë;
  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30