MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci afër vreshtarëve

13.09.2022

Prishtinë, 13 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë tek vreshtari Usame Zllanoga, i cili në një sipërfaqe prej 9.5 ha kultivon hardhi të rrushit të kultivarëve si: mishel, muskat, hamburg e vranac.

Ministri Peci me këtë rast u shpreh se vreshtarët e tillë siç është z. Zllanoga, e kuptojnë më së miri lidhjen zinxhirore mes prodhimit të rrushit dhe plasimit të tij në treg, pasi nga viti 2006, plotësisht me mjete vetanake, ka filluar prodhimin e arkave të drurit me të cilat bartet rrushi, me kujdesin më të lartë për të mos u dëmtuar.

“Nga puna e vreshtarëve të vyeshëm, varet puna e verëtarëve të cilët, marrë për mesatare, prodhojnë rreth 8 milionë litra verë në vit, kurse 7.3 milionë litra nga sasia totale, është e destinuar për eksport. Verërat tona cilësore stolisin tavolinat e restoraneve më me renome si në Evropë ashtu edhe në ShBA, duke mos lënë anash as vendet e rajonit, për të cilat jemi shembull në konsolidimin e sektorit të vreshtarisë e verëtarisë e sidomos në ngritjen e Kadastrit të Vreshtave dhe Funksionimit të Zinxhirit të Kontrollit të Cilësisë”, u shpreh Ministri Peci.

Theksojmë se së fundmi është hartuar dhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verifikimin e Produkteve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trupat Certifikues, akt juridik ky tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksportit të produkteve tona.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31