MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci afër prodhuesve vendorë

15.03.2022

Prishtinë, 15 mars 2022 – Në vazhdën e vizitave të tij në terren, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me bashkpunëtorë vizituan kompaninë “Euro Taç” në Mamushë e cila merret me grumbullimin e frutave dhe perimeve, si dhe kultivimin e tyre.

Ministri Faton Peci përderisa vizitonte ambientet e kësaj kompanie e njoftoi pronarin e saj, Nehat Taç, se përmes politikave mbështetëse për fermerët vendorë, këtë vit e kemi rritur përkrahjen për shumicën e kulturave bujqësore. “Përkrahjen për perimet në serrë këtë vit e kemi rritur për 100%, ndërsa për ato në fushë të hapur, rritja e mbështetjes është 85%”, tha ministri Peci, duke shtuar tutje se “Përmes Programit për Zhvillim Rural 2022 do të krijojmë një qëndrueshmëri të sektorit të bujqësisë krahas zhvillimit të tij në mënyrë që përmes pikave grumbulluese, fermerëve tanë t’iu krijohet një urë lidhëse me tregun dhe fuqinë blerëse. Kemi kapacitet që të prodhojmë e të mos importojmë perime të freskëta, andaj dhe do t’i shqyrtojmë mundësitë që t’i mbrojmë prodhuesit dhe produktet vendore”, u shpreh me këtë rast ministri Faton Peci.

Vlen të theksohet se Agrobiznesi “Euro Taç” është përfitues i grantit me vlerë prej 188,979.45 euro nga MBPZhR-ja, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të pikës grumbulluese të frutave dhe perimeve. Përveç se si pikë grumbulluese, z. Taç na njoftoi edhe me linjën përpunuese, si dhe me prodhimin në serra i cili do të fillojë së shpejti duke kultivuar kështu domatet, trangujt me një mori varietetesh, si dhe lakrat.

Përmes kësaj pike grumbulluese, fermerët e zonës sigurojnë tregjet për plasimin e prodhimeve të tyre e Suedia, Gjermania, Turqia, Finlanda e Bullgaria janë vetëm disa nga shtetet ku produktet finale eskportohen.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30