MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbyllet sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020

10.02.2020

Prishtinë, 10 shkurt 2020  – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2019 – 2020.  Sezoni i gjuetisë për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të mbyllet me 18 shkurt të këtij viti.

Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në MBPZhR, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër.

Këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ndryshe, sezoni i gjuetisë për periudhën 2019-2020, ishte hapur më 13 tetor të vitit 2019 dhe organizimi i gjuetisë gjatë kësaj periudhe është bërë nga menaxherët e vendgjuetive nën mbikëqyrjen e e MBPZhR-së dhe komunave.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30