MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja dhe BSPK-ja zotohen për thellim të bashkëpunimit

09.01.2015

Të gjithë mekanizmat sindikal në bujqësi që janë edhe të përfaqësuar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, do të jenë partner të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në realizimin e programit të kësaj ministrie për bujqësi. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë një takimi me kreun e BSPK-së, Haxhi Arifin, të cilit i premtoi bashkëpunim në mënyrë që shoqatat sindikale të bujqve do të jenë gjithmonë nga partnerët kryesorë.

"Për ne është me rëndësi që në çdo proces të punojmë bashkë në mënyrë që edhe rezultatet do të jenë më të mira", tha ministri Krasniqi.

Ai i njoftoi drejtuesit e BSPK-së me planin për këtë vit, duke theksuar se me mbështetjen e MBPZhR-së për bujqësinë do të krijohen më shumë mundësi të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi i uroi ministrit Krasniqi për detyrën dhe suksese në realizimin e programit. Arifi premtoi bashkëpunim në çdo hap në mënyrë që të ketë sa më shumë rezultate.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30