MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR vazhdon përkrahjen e agrobizneseve vendore

27.03.2015

Prishtinë, 27 mars 2015 – Përkrahja e agrobizneseve vendore përmes granteve investive, po ndikon në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet në kuadër të programit zhvillimor ka paraparë masa mbështetëse për agrobizneset vendore, përmes të cilave synon rritjen e kapaciteteve prodhuese të agrobizneseve, rritjen e cilësisë së produkteve ushqimore, si dhe ngritjen e standardeve evropiane të këtyre produkteve. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë një takimi me drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të prirë nga Agim Shahini, me të cilët ka biseduar me hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit 2015.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, tha se në kuadër të këtij programi kanë paraparë masa të shumta përkrahëse edhe për agrobizneset, për të cilat vazhdojnë të jenë të hapura thirrjet për aplikim. Përmes këtyre masave mbështetëse, ai tha se agrobizneset vendore mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, që gjë do të ndikojë edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.

Në anën tjetër, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me MBPZHR-në, për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, përfshirë edhe zhvillimin e agrobizneseve në vend. Kryetari Shahini, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për të vazhduar partneritetin me AKB-në dhe agrobizneset anëtare në këtë aleancë. Ai premtoi se AKB-ja gjithmonë do ta përkrahë MBPZhR-në në avancimin e politikave bujqësore.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31