MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Mitrovicë

19.05.2015

Prishtinë,  19 maj 2015 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Vezir Januzi, priti sot në një takim nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit ai tha se sivjet e kanë zgjeruar mbështetjen për fermerët në mbarë vendin.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, e njoftoi nënkryetarin më hollësisht edhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, në të cilat ai tha se mund të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Mitrovicës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, e njoftoi zëvendësministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë dhe me këtë rast ai tha se komuna në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme i ka përkrahur fermerët për zhvillimin e veprimtarive bujqësore e blegtorale.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31