MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR me politika të favorshme për bujqit

06.05.2023

Prishtinë, 6 maj 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit për vizitë në fermën e Gani Dobratiqit nga fshati Besi i komunës së Prishtinës, i cili është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditore 200 litra qumësht. Ai gjithashtu mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.

Me mbështetjen e mundësuar nga Qeveria e Rep. së Kosovës për fermerët vendor, vendi ynë po shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta, tha ministri Peci i cili mes tjerash shtoi se “Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci ritheksoi se të gjithë bujqit siç është edhe z. Gani do të jenë përfitues në fondin rekordi i çmimeve të favorshme, pasi ne përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që bujqve tanë t'iu ulen shpenzimet.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30