MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR mban takim konsultativ me drejtorët e drejtorive komunale për bujqësi

21.06.2021

Prishtinë, 21 qershor 2021 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të finalizimit të procesit të kompensimit të dëmeve në fushën e bujqësisë, gjatë ditës mbajti takim konsultativ me 25 drejtorë të drejtorive komunale për bujqësi në nivel vendi. Këtë takim të cilin e kryesoi Zv. Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, z. Blerim Hasani bashkë me Shefin e Kabinetit të Ministrit z. Avni Olluri, si dhe Komisionin profesional të MBPZHR-së për vlerësimin e dëmeve në fushën e bujqësisë.

Z. Hasani me këtë rast i njoftoi drejtorët komunalë për përkushtimin dhe vullnetin që ka MBPZhR për përmbylljen e procesit të kompensimit të dëmeve në fushën e bujqësisë për periudhën 01.07 – 31.12.2020. Lidhur me këtë, z. Hasani theksoi se me qëllim që ky proces të përmbyllet mbi bazën e një gjendje reale të paraqitur nga komisionet komunale mbi bazën e të dhënave të marra nga terreni, ka adresuar tek komunat dy shkresa zyrtare, me kërkesën që zyrtarët përkatës komunalë të bëjnë korrigjimin e raporteve komunale për dëmet në bujqësi të shkaktuara për periudhën për të cilën po bëhet fjalë, si dhe t’i përmbahen udhëzimeve të MBPZhR-së. Edhe përkundër komunikimit zyrtar, z. Hasani, theksoi se e kemi parë të arsyeshme që sot të takohemi bashkërisht dhe të prezantojmë të gjeturat dhe mangësitë e raporteve të vlerësimit të dëmeve nga komisionet komunale, t’i shqyrtojmë dhe analizojmë ato, si dhe të arrijmë dakordimin e përbashkët për të vepruar më tutje.

Pas prezantimit të të gjeturave në raportet e komisioneve komunale nga Komisioni i dëmeve i MBPZHR-së, drejtorët e falënderuan z. Hasani për metodologjinë e përdorur të konsultimit dhe mundësitë e ofruara për të diskutuar dhe sqaruar të gjitha sfidat dhe vështirësitë, por edhe të arriturat. Secili prej tyre paraqiti metodologjinë e përdorur të vlerësimit të dëmeve në komunën e tij, vështirësitë e punës për shkak të rrethanave të krijuara nga Covid 19, mungesën e stafit, etj. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, drejtorët komunalë u zotuan se në një afat sa më optimal të mundshëm do të ri-dorëzojnë në MBPZhR raportet finale.

Pas pranimit të raporteve komunale për vlerësim të dëmeve, MBPZhR do të procedoj raportin e përgjithshëm për aprovim në Qeveri, duke siguruar kështu që t’u kompensohet dëmi të gjithë fermerëve të dëmtuar, nga komunat të cilat i kanë dërguar ose do t’i dërgojnë raportet e tyre finale në MBPZhR, pas takimit të sotëm.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30