REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja vazhdon me investime në zhvillimin e bujqësisë

30.05.2019

Prishtinë, 30 maj 2019 – Gjatë këtij viti Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë me politikat mbështetëse për fermerët në gjithë vendin, duke ndikuar kështu në avancimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të programit para fermerëve, shoqatave të fermerëve dhe palëve tjera të interesit në regjionin e Prishtinës. Me këtë rast, ajo i ka njoftuar ata se tashmë janë hapur thirrjet për aplikim për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin për Pagesa Direkte, në të cilat mund të aplikojnë të gjithë fermerët e Kosovës.

Ajo i ka njoftuar ata se për PBZHR ministria ka ndarë një buxhet prej 20.5 milionë euro, ndërkaq për programin e subvencioneve 25 milionë euro.

Me këtë rast, ministrja iu ka bërë thirrje që të aplikojnë në këto programe mbështetëse, përmes të cilave ajo theksoi se synojnë rritjen e prodhimtarisë bujqësore, modernizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe hapjen  vendeve të reja të punës.

Ndryshe,  në prezantimin e  këtij programi prezent ishin edhe zëvendësministrat e MBPZHR-së, si dhe zyrtarë të Departamentit të Zhvillimit Rural, të cilit në detaje i kanë njoftuar fermerët për masat mbështetëse të këtij viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30