REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja merr nën menaxhim platformën AgromarketKS

21.07.2021

Prishtinë, 21 korrik 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim znj. Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 e cila ka dorëzuar për menaxhim të mëtutjeshëm nga MBPZHR të Platformës Agromarket KS (www.agromarketks.com).

Platforma AgromarketKS është zhvilluar si zgjidhje dixhitale kundrejt rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19. Ky treg dixhital ka për qëllim të lehtësojë blerjet online si dhe të bëjë ndërlidhjen mes konsumatorëve, fermerëve dhe përpunuesve të produkteve ushqimore.

Në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria dhe funksionimi i kësaj platforme tejet të dobishme për prodhuesit dhe përpunuesit vendor, Agromarket KS i dorëzohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillim dhe mirëmbajtje të mëtutjeshme.

Ky projekt u implementua nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC përmes projektit të MBPZHR-së me përkrahje të Zyrës së JICA për Ballkan, si mbështetje shtesë për fermerë dhe prodhues vendorë.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31