MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja e përkushtuar në zhvillimin e agrobizneseve

18.06.2019

Prishtinë, 18 qershor 2019 – Kooperativën e grave “Eva” e cila gjendet në fshatin Videjë të Klinës, gjatë ditës e vizitoi Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic me bashkëpunëtorë, ku aty u pritën nga punëtoret e kësaj kooperative, veçoria e së cilës është që gra shqiptare dhe serbe në harmoni e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë qendër e cila për konsumatorët e saj ofron mish derri të freskët dhe të tymos të një cilësie të lartë.

Me këtë rast, Ministrja Zivic i përgëzoi gratë e kësaj qendre për punën e madhe që po e bëjnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit duke shtuar se përkushtimi dhe puna juaj, ka bërë që tryezat tona të jenë të mbushura me prodhime të freskëta vendore. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë afër agrobizneseve dhe do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre me gjithë potencialin që posedojmë”, tha Ministrja Zivic.

“EVA” është një kooperativë e grave e cila merret me kultivimin e mishit të derrit, të cilin e sigurojnë nga bashkëpunimi me disa ferma të vogla të mbarështimit në zonën e Klinës.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31