MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja do ta zgjerojë mbështetjen për agrobizneset vendore

15.04.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e ka shoqëruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën e realizuar në njërin nga agrobizneset që operon në fshatin Shipol të Komunës së Mitrovicës, “Agro Sera”.

Gjatë kësaj vizite, ata janë njoftuar me veprimtarinë bujqësore të këtij agrobiznesi, si dhe me sfidat me të cilat përballen ata në zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Me këtë rast, Ministri Peci i ka njoftuar përfaqësuesit e “Agro Serës” për masat dhe rritjen e përkrahjes për sektorin e bujqësisë përmes programeve mbështetëse të MBPZhR-së, si dhe për mundësitë e shumta për zgjerim të qëndrueshëm të veprimtarisë së tyre bujqësore.

“Këtë vit ka rritje substanciale për shumicën e kulturave bujqësore përmes Programit për Pagesa Direkte /  Subvencioneve 2022 e njëherit kemi sjellë si risi subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, “Agro Sera”, njihet si një ndër agro-bizneset shembull qoftë për prodhimin e rukolës e sallatave, ashtu edhe për prodhimtarinë e fidaneve të luleve dhe bimëve dekorative.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30