REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR e gatshme të promovoj tregun e biomasës drunore

29.08.2022

Prishtinë, Gusht 2022 – Delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani, Këshilltari i Ministrit të BPZhR-së, Albert Behrami, Drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Hungari dhe Austri, së bashku me ekipin e organizatës Connecting Natural Values and People (CNVP), njëkohësisht edhe organizatore e kësaj vizite, për të analizuar qeverisjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.

Gjatë takimeve me përfaqësues të institucioneve e ekspertë të fushës, janë shkëmbyer përvoja lidhur me zhvillimin e sistemit të tregut për produktet pyjore, biomasës drunore (ashklat), gështenjës, të (sekustrimi) karboni, duke përfshirë menaxhimin e sistemit të ngrohjes bazuar në biomasë, biodiversitetin, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e plantacioneve të bimëve me rritje të shpejtë.  Sekretari i MBPZHR-së, Blerim Hasani ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë për të fuqizuar bashkëpunimin me institucionet, organizatat dhe sektorin privat në Hungari dhe Austri, në funksion të përmirësimit të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. “Përvojat e Hungarisë dhe Austrisë janë mjaft të dobishme për ne. Tashmë si Ministri kemi shtuar angazhimet tona për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve. Kemi miratuar strategjinë e re për pylltari në harmoni me direktivat evropiane dhe jemi duke avancuar kornizën ligjore me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve”, tha z. Hasani.

Delegacioni i MBPZHR-së dhe i CNVP-së janë pritur në takime nga drejtuesit e Institutit të Pylltarisë, Asociacionit të Pronarëve të Pyjeve Private, përfaqësues të sektorit privat nga industria e gështenjës, përfaqësues të kompanive që merrem me prodhim të energjisë duke shfrytëzuar biomasën e drurit, si dhe ka realizuar vizita në terrene pyjore të të dyja vendeve.

Vizita në Hungari dhe Austri u organizua në kuadër të projektit të financuar nga Sida “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore për mjedis dhe zhvillim ekonomik”, zbatuar nga fondacioni CNVP.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29