MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR dhe IFC diskutojnë për sigurimet bujqësore

30.05.2022

Prishtinë, 30 maj 2022 – Me qëllim të krijimit të një sektori të qëndrueshëm të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare – IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë organizuar punëtori dy- ditore në “Hotel Brezovica” në Brezovicë, në të cilën do të diskutohet për sigurimet bujqësore, si dhe qasjen në financa dhe sigurime.

Fjalën hyrëse në këtë punëtori e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani i cili para të pranishmëve tha se qëllimi ynë është të krijojmë sistem të sigurimeve bujqësore që është i qëndrueshëm, i pavarur dhe transparent. “Ne jemi të lumtur dhe falënderues për mbështetjen që jemi duke marrë nga IFC, të cilët janë duke na ndihmuar në funksionalizimin e sistemit të sigurimeve dhe ta bëjmë atë një sistem të përballueshëm për fermerët tanë”, tha z. Hasani.

Të pranishëm në këtë punëtori ishte edhe Leah Soroka, Menaxhere e Programit, Shërbimet Financiare klimatike dhe të bujqësisë për Evropë dhe Azi Qendrore e IFC, Syzana Dautaj, Koordinatore e ekipit të IFC për Kosovë, përfaqësues nga MFPT, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përfaqësues të shoqatave të fermerëve, përfaqësues të kompanive të sigurimeve, etj.

Vlen të theksohet se në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022 do të mbështeten fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor për 12 kultura bujqësore, ndërsa pritet që përmes politikave të reja bujqësore të rritet dhe të zgjerohet sektori i sigurimeve bujqësore në të ardhmen, e bashkë me të edhe numri i fermerëve të cilët do të sigurojnë prodhimet e tyre.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30