REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR, APK dhe FAO diskutojnë masat për mbrojtjen e shëndetit të pyjeve dhe prodhimin e fidanëve pyjor me farë vendore

04.02.2022

Prishtinë, 03 shkurt – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës me mbështetjen e programit për pylltari që po e zbaton FAO, kanë prezantuar dhe shqyrtuar gjendjen aktuale sa i përket monitorimit të shëndetit të pyjeve dhe masat që duhet ndërmarrë në parandalimin e rrezikut nga patogjenët biotik, abiotik dhe antropogjen.

Sipas ekspertit vendor të FAO-s për shëndetin e pyjeve, Hysen Shabanaj, përveç kancerit të gështenjës dhe sëmundjes së procesionarjes, pyjet e Kosovës aktualisht nuk kanë probleme shumë të mëdha. “Megjithatë, janë të pranishme disa sëmundje, të cilat nëse nuk menaxhohen me kohë, mund të shkaktojnë dëme ekonomike, sociale dhe ekologjike”, theksoi ai.

Kryeshefi i APK-së, Bekim Hoxha tha se mosfunksionimi i laboratorit për hulumtime aplikative në pylltari e që përcakton dhe studion organizmat e dëmshëm dhe shkallën e infektimit, si dhe mungesa e stafit profesional janë sfidat kryesore për mbrojtjen e shëndetit të pyjeve. APK ka ndarë këtë vit një fond prej 50,000 euro për të financuar aktivitete që kanë të bëjnë me monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve të pyjeve dhe luftimin e sëmundjeve ekzistuese.

Ndërsa në kuadër të realizimit të programit kombëtar për pyllëzim/ripyllëzim, FAO po ndihmon edhe zhvillimin e kapaciteteve vendore për prodhim të fidanëve pyjor të llojeve autoktone dhe me cilësi te lartë. Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për mundësinë e grumbullimit dhe kultivimit të farës vendore për prodhim të fidanëve pyjor, të cilat do të siguronin bimë cilësore dhe që i përshtaten më lehtë kushteve të vendit.

Gjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare FAO-s do të mbështetë institucionet në këtë aspekt, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve në përdorimin e laboratorit për hulumtime aplikative në fushën e pyjeve si dhe krijimin kushteve për grumbullim të farës vendore dhe prodhimin e fidanëve sipas kërkesës të programit kombëtar për pyllëzim/ripyllëzim.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31