MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbështetje për modernizmin e pajisjeve për prodhimin e mjaltit

20.05.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar bletarët në Komunën e Skenderajt, ku është njoftuar nga afër me kushtet në të cilat funksionon kjo veprimtari bujqësore në këtë komunë.

Me këtë rast, Ministri Peci gjatë vizitës që i bëri bletarisë “Alpmedica” me pronar Zymber Bajraktari dhe koshereve tek bletari Imer Ahmeti, i ka njoftuar për objektivat e programeve mbështetëse të Ministrisë, të cilat do të jenë shtimi i numrit të koshereve të bletëve, si dhe modernizimi i pajisjeve për prodhimin e mjaltit.

“Është në dorën tonë si institucione që përmes programeve tona mbështetëse, t’i mbështesim jo vetëm bletarët por të gjithë ata që përmes bujqësisë, përpos se iu kontribuojnë ekonomive familjare, janë një hallkë e rëndësishme e zinxhirit në zhvillim ekonomik të vendit”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, bletaria Apimedica”, krahas prodhimit të mjaltit, polenit, propolisit, dyllit dhe qumështit të bletëve, e posedon edhe Qendrën për Kultivimin e Amave dhe vija e prodhimit të pogaceve apo ushqimit të ngurtë të bletëve.

Ndërkaq, bletari Imer Ahmeti, i cili merret tash e 4 vite me bletari posedon 40 koshere me bletë dhe me të ardhurat nga bletaria i kontribuojnë ekonomisë familjare.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30