MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbahet punëtoria e gjashtë e rrjetit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në Ballkanin Perëndimor

31.10.2024

Prishtinë, 31 tetor 2024 - Gjatë ditës u mbajt punëtoria e gjashtë në kuadër të Programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor si një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë, ku ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmërinë e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon. Për të zbutur ndikimet negative të zjarreve është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurish për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyre.

Menaxhimi i Zjarrit në natyrë në Ballkanin Perëndimor është një Program i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicra dhe Qendra Rajonale e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).

Në vazhdimësi të implementimit të projektit u mbajt punëtoria në nivel vendi, organizuar nga Arlinda Gashi, Staf vendor i projektit dhe moderuar nga Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili e hapi takimin si përfaqësues nga MBPZHR dhe njëherësh pikë kontaktuese e projektit.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i progresit të Draft Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Adaptuar të zjarrit në natyrë, ku janë zhvilluar të 6 kapitujt, duke i përfshirë edhe komentet e marra nga palët e interesit. Përveç tjerash, dokumentit në fjalë do t’i shtohet edhe kapitulli i fundit Plani i Veprimit, i cili do të plotësohet gjatë punëtorisë së radhës gjithmonë me kontributin e palëve të interesit.

Në punëtori ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme relevante, si pale kyç të programit për menaxhimin e zjarrit në natyrë, duke përfshirë shkencën, praktikat dhe politikën.

Gjatë punëtorisë, u diskutuan të gjithë kapitujt e dokumentit në fjalë ku pjesëmarrësit kontribuuan në mënyrë aktive dhe shumë përmbajtësore. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31