MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Masa të shumta përkrahëse për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

24.01.2015

Për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, sivjet Ministria e Bujqësisë do të rrisë përkrahjen përmes masave të ndryshme të cilat janë paraparë edhe në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në takimin që e zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit.

Me këtë rast, ministri i ka njoftuar ata më hollësisht për programin e kësaj ministrie, duke treguar se krahas pagesave direkte dhe granteve që do t'i ndajnë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, edhe sivjet do të ketë pagesa direkte për shtimin e cilësisë së qumështit.

Ministri Krasniqi, ka vlerësuar organizimin e Shoqatës së Prodhuesve dhe të Përpunuesve të Qumështit dhe ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët. Krahas kësaj, ai është shprehur se do të jetë i gatshëm edhe për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në çdo proces që ndërlidhet me këtë sektor.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre shoqatave e falënderuan ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit. Gjatë këtij takimi, ai ka paraqitur edhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, për të cilat ministri Krasniqi ka premtuar se do të angazhohet t'i eliminojë përmes angazhimeve të tij gjatë këtij mandati.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31