MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kultivimi i mjedrës sjellë përfitime për fermerët

11.04.2022

Prishtinë, 11 prill 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi një vizitë tek biznesi i fermerit Ekrem Rrahmani në fshatin Tenezhdoll të komunës së Prishtinës, i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë ku edhe po merret me kultivimin e mjedrës komerciale.

Ministri Faton Peci duke parë nga afër frytet e punës së tij, e përgëzoi z. Rrahmani për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë. “Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Ministri Peci. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 Euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë Euro.

Aktualisht, z. Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë. Frytet e kësaj pune të palodhshme të z. Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30