MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kryeministri Kurti dhe ministri Peci diskutuan për sektorin e bujqësisë me ambasadoren e Holandës

30.03.2021

Prishtinë, 30 mars 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pritën sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për gjendjen e përgjithshme epidemiologjike në vend, si dhe planin për menaxhimin e pandemisë.

Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, gjatë takimit me ambasadoren Lobbezoo kanë diskutuar edhe për gjendjen në sektorin e bujqësisë. Ata u pajtuan që duhet që jetë një qasje e re për të mbështetur prodhimin vendor, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore.

Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti.

Në anën tjetër, ambasadorja Lobbezoo i ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Faton Peci,  për projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.

Ata gjatë takimit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.​


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30