MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

07.06.2019

Prishtinë, 07 qershor 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për këtë vit.

Ministrja Zivic, gjatë këtij takimi e ka informuar atë me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të saj dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e saj me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Slloveninë për të shkëmbyer përvojat bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

Nga ana e tij, ambasadori Bojan Bertoncelj vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e tij për mbështetje në zbatimin e projekteve të ndryshme bujqësore mes shtetit slloven dhe MBPZhR-së. Me këtë rast, ambasadori ftoi ministren për një vizitë zyrtare në Slloveni për të marrë pjesë në takimin ndërministror, që do të mbahet në këtë shtet në gusht të këtij viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31