MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje konkrete për forcimin e sektorit të bujqësisë

09.01.2015

Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e parë atë si një nga potencialet kryesore për zhvillimin e dy vendeve. Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ministri foli për planet e MBPZHR-së për këtë mandat, duke treguar për investimet që do të bëhen në këtë sektor, si dhe angazhimet në fusha të tjera që lidhen me krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë.

"Bujqësia është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit dhe ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Këtë vit kemi një buxhet dyfish me të madh dhe planifikojmë që vit pas viti buxheti të rritet dhe format e mbështetjes do të avancohen", tha ministri Krasniqi. Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë partner strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet. Ministri theksoi se të dy vendet duhet bashkërisht të punojnë në tejkalimin e sfidave në këtë sektor dhe në eliminimin e barrierave që kanë ndodhur në të kaluarën. Ministri Krasniqi foli për një agjendë të përbashkët të angazhimeve rreth këtij sektori nga të dyja vendet dhe për mundësitë e hartimit të marrëveshjeve konkrete të përbashkëta për të forcuar sektorin e bujqësisë, që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet. Të dy u pajtuan që në ditët në vijim të organizohet një takim bilateral ndërmjet ministrit Krasniqi dhe homologut të tij nga Republika e Shqipërisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30