MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Japonia të gatshme për thellimin e bashkëpunimit në bujqësi

10.06.2022

Prishtinë, 10 qershor 2022 -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, më të cilin kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, me fokus në sektorin e bujqësisë.

Ministri e njoftoi atë më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, si dhe me potencialin bujqësor, blegtoral e pyjor të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e tij që të në të ardhmen të shohin mundësitë për realizmin e projekteve të përbashkëta në këta sektorë.

Me këtë rast, Ministri Peci i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që Japonia i ka ofruar Kosovës në sektor të ndryshëm, përfshirë edhe atë bujqësor.

Nga ana e tij, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, theksoi gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, në veçanti në fushën e bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31