MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe BE-ja mbajnë nën-komitetin e katërt të MSA-së për bujqësinë, peshkimin dhe sigurinë ushqimore

14.05.2020

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisioni Evropian u takuan në mënyrë virtuale për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë ushqimore, si dhe në çështjet veterinare dhe fitosanitare. Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, përveç zhvillimeve të politikave, legjislacionit dhe zbatimit në bujqësi dhe zhvillim rural, duke përfshirë edhe forcimin e kontrolleve të importeve për ushqime dhe kafshë, forcimin e sigurisë ushqimore brenda Kosovës, sistematizimin e futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, përdorimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importeve dhe eksporteve bujqësore, dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, në praktikat që lejohen për kultivimin e ushqimeve, në mënyrën si përpunohet ushqimi, dhe pastaj si etiketohet dhe shitet.  Një numër i organeve të kontrollit janë të përfshirë në garantimin e këtyre standardeve: zyrtarët e shëndetësisë, inspektorët, veterinerët, laboratorët.  Këto janë vendosur pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.

Bujqësia dhe siguria ushqimore kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme e BE-së deri më tani, veçanërisht përmes kontributit të BE-së në skemën e granteve rurale.


Informata mbi sfondin

 

• Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

• Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.

• Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimi i Klimës dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

• Dy fusha të tjera të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

• Takimet e Komitetit dhe Nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara. Konkluzionet e takimeve do të behen publike më vonë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30