REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Konferencë për media me rastin e fillimit të procesit vlerësues të projekteve bujqësore

07.06.2018

Në një konferencë për media, sot më datë  07 qershor 2018, në ora 09:00, në objektin e ish-bankës së Lubjanës, kati IV,  në qendrën mediale të KQZ-së, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, do të fillojë procesin vlerësues të projekteve bujqësore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”.

Pjesëmarrës në fillimin e këtij procesi do të jenë,  Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, donatorë të huaj, të cilët e kanë përkrahur “Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend.

Me këtë rast, me qëllim të transparencës së procesit vlerësues, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj së bashku me ekipin e zyrtarëve, të cilët bëjnë vlerësimin e këtyre aplikacioneve, para të pranishmëve do të demonstrojnë në mënyrë të detajuar procesin e vlerësimit

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31