MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Komunikatë për Media

17.04.2024

Prishtinë, 17 prill 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i është bashkuar fushatës sensibilizuese të Ministrisë së Drejtësisë “Sot dhe çdo ditë tjetër”, me qëllim të promovimit të Politikës kundër Ngacmimit Seksual në Organet e Administratës Publike në Republikën e Kosovës, politikë kjo e aprovuar nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MBPZhR-së, Venera Çerkini gjatë një takimi me Udhëheqësen e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në MBPZhR, Emine Kelemendi ka pranuar fletëpalosjet e aktiviteteve në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese, në mënyrë që ato të shpërndahen tek i gjithë stafi i institucionit.

Sekretarja Çerkini, ka theksuar se aktivitetet që do t’i realizojnë në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese do të shërbejnë si një udhërrëfyes për parandalimin e të gjitha formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe kanë qëllim sigurimin e një mjedisi të punës pa diskriminim dhe ngacmim seksual në të gjitha organet e administratës publike, përfshirë MBPZhR.

Ndryshe, fletëpalosjet nga manuali ofrojnë njohuri praktike për Politikën kundër Ngacmimit Seksual, procedurat e raportimit dhe procedurat për trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës. Po ashtu, manuali është i rëndësishëm për institucionet në Kosovë dhe ofron informacion të mjaftueshëm se si t’i trajtojnë rastet e ngacmimit seksual në vendin e punës.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30