MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin e Ushqimit dhe Pijeve në Francë

22.10.2018

Prishtinë, 22 tetor 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtarë të Industrisë së Ushqimit dhe Pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës.

Në këtë panair produktet e tyre janë duke i promovuar edhe kompanitë kosovare, si:  Frutomania, ABI, Devolli Co., Ujë Rugova, Eurofood, Agrium, Bodrumi i Vjetër, Elkos (Pi&Ki) dhe Frutex. Gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, kompanitë kosovare do ta kenë mundësinë e krijimit të kontakteve me kompani të ndryshme botërore, duke mundësuar kështu krijimin e bashkëpunimit për të ardhmen.

Panairi ka më shumë se 7020 ekspozues francezë dhe ndërkombëtarë nga 109 vende, të cilët paraqesin produktet e tyre ushqimore.

Ndryshe, panairi është hapur më 21 tetor dhe do të zgjasë deri më 25 tetor 2018.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30