MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Komiteti Drejtues i Programit për Pylltari miraton planin e punës për vitin 2022

10.03.2022

Prishtinë, 10 mars

Komiteti Drejtues i Programit për Pylltari, që financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Bashkimi Evropian e zbatohet nga FAO, në takimin e pestë të tij, ka diskutuar të arriturat e deritanishme, sfidat dhe veprimet e mëtutjeshme për menaxhimin e qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve.

Kryesuesi i këtij komiteti drejtues,njëherit drejtor i Departamentit për Pylltari në MBPZHR, Tahir Ahmeti tha se përmes mbështetjes së këtij programi për pylltari, vitin e kaluar është miratuar Strategjia e re për Pylltari 2021-2030, Strategjia për Komunikim dhe Informim në sektorin e Pylltarisë 2021-2025, janë përgatitur tre akte nënligjore, janë ngritur kapacitetet e zyrtarëve të MBPZHR-së dhe APK-së në disa aspekte që ndërlidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.. Z.Ahmeti theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Suedisë, Zyrën e BE-së në Kosovë si dhe FAO-n.

Duke u ndalur te aktivitetet që pritet të realizohen këtë vit, udhëheqësi vendor i Programit për Pylltari në FAO, Naser Krasniqi theksoi se fokusi kryesor do të jetë në finalizimin e akteve nënligjore për ligjshmërinë e lëndës drusore dhe ndikimin ekonomik të sektorit pyjor, finalizimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Pylltarisë 2021-2030, mbështetje Task Forcës për Pylltari, vazhdimin e programit të trajnimit në punë për të luftuar veprimtaritë e paligjshme pyjore, mbajtjen e fushatave vetëdijësuese për mbrojtjen e pyjeve, funksionalizimin e Sistemit Informativ të Pyjeve, mbështetje në zbatimin e Programit për Pyllëzim e Ripyllëzim, si dhe promovimin e Planifikimit të menaxhimit shumëqëllimor të pyjeve.

Takimi u mbyll me aprovimin e planit të punës së Programit për Pylltari për vitin 2022, ku paraqiten aktivitete të rëndësishme për fuqizimin e zhvllimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve.



 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31