MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Gratë të suksesshme edhe në veprimtaritë bujqësore

23.10.2021



Prishtinë, 23 tetor 2021 –  Veprimtaritë bujqësore viteve të fundit janë bërë mjaft atraktive edhe për gratë në Kosovë. Nga viti në vit është rritur edhe interesimi i tyre për t’u marrë me këto veprimtari e bashkë me këtë është rritur edhe përkrahja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke i mbështetur ato në projektet e tyre për zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore. Kjo mbështetje ka krijuar mundësitë që gratë fermerë ta kenë më të lehtë angazhimin e tyre në sektorin e bujqësisë dhe në të njëjtën kohë u është lehtësuar rruga për t’u zhvilluar e zgjeruar edhe më shumë. MBPZhR-ja në programet e saj mbështetëse për zhvillimin rural ka krijuar edhe përparësi në sistemin e poentimit për gratë fermere, për të përfituar më lehtë grante investive. Vetëm në tri vitet e fundit, përmes granteve investive MBPZhR-ja ka mbështetur 509 projekte bujqësore të grave fermere me një vlerë prej 15.6 milionë euro.

Këto fermere tashmë janë shndërruar në storie suksesi për arritjet e tyre në zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore në fermat e tyre, të cilat krahas që kanë arritur të mbajnë familjet e tyre nga këto veprimtari, ato kanë arritur të bëhen edhe fermerët më të suksesshme në Kosovë. Për suksesin e këtyre grave fermere është realizuar edhe një video promovuese, përmes së cilës kemi treguar storie sukesesi të grave fermere në vendin tonë, për të vazhduar në ditët në vijim me postimin edhe të fermerëve tjera, të cilat po ashtu kanë treguar sukses me angazhimin e tyre në sektorin e bujqësisë. Këto video promovuese janë realizuar nga MBPZhR-ja për të shënuar në mënyrë simbolike Ditën Botërore të Gruas Fermere, ditë kjo e cila e karakterizon muajin tetor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31