REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Fermerët e Kaçanikut do të kenë mbështetjen e MBPZhR-së

16.07.2019

Prishtinë, 16 korrik 2019 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut. Kështu është shprehur, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet  e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.

Me këtë rast, ministrja Zivic, e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e  zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse. Ajo theksoi se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e falënderoi ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, nënkryetari Bajra e njoftoi ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30